Studimi shkencor i jep përgjigjje pyetjes nëse dy njerëzve në çift iu bëhet fytyra njësoj me kalimin e kohës

Studimi shkencor i jep përgjigjje pyetjes nëse dy njerëzve në çift iu bëhet fytyra njësoj me kalimin e kohës

Pyetja nëse çiftet duke qëndruar gjatë së bashku duken njësoj i ka intriguar për vite psikologët: a fillojnë të përgjajnë me njëri-tjetrin fytyrat e dy njerëzve në çift?

Se në fakt kjo ndodh është folur prej viteve ’80 dhe që nga ajo kohë ky paragjykim ka hyrë në kurset e psikologjisë. E megjithatë, ky observim asnjëherë nuk u konfirmua apo mohua shkencërisht.

Tash, shkencëtarët nga Universiteti i Stanfordit në ShBAe kanë vënë teknologjinë moderne në veprim. Ata kanë analizuar mijëra fotografi publike të çifteve të ndryshme, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

“Kjo është diçka në të cilën njerëzit besojnë dhe ne ishim kuriozë po ashtu,” tha Pin Pin Tea-makorn, student i PhD-së në Stanford. “Mendimi ynë fillestar ishte se nëse fytyrat e njerëzve përngjasojnë me kalimin e kohës, duhet të këqyrnim se çfarë tipesh të tipareve po përngjasonin?”

Ai së bashku me një koleg të tijin me emrin Michal Kosinski kompiluan një databazë të fotografive nga 517 çifte mes moshave 20 dhe 69.

Për të testuar nëse fytyrat e çifteve po bëheshin më të përngjashshme me njëra tjetrën me kalimin e kohës, hulumtuesit iu treguan vullnetarëve një fotografi të personit “të shënjestruar” të shoqëruar nga gjashtë fytyra tjera, njëri prej të cilëve do të ishte partneri, me pesë tjerat të selektuara në mënyrë rastësore. Vullnetarëve më pas iu kërkua të rangonin ngjashmëritë e secilës prej gjashtë fytyrave me individin e shënjestruar.

Studimi i bërë në Stanford në bazë të këtyre të dhënave nxori se nuk kishte asnjë provë që çiftet rrisnin ngjashmëritë fyryrore mes njëri-tjetrin me kalimin e kohës. /Periskopi  

Shpërndaje në: