Studimi: Prekni fundin e gishtërinjve për të zbuluar nëse keni probleme me zemër

Studimi: Prekni fundin e gishtërinjve për të zbuluar nëse keni probleme me zemër

Studimet e fundit kan nxjerrë në pah se njerërit e zhdërvjellët mjaftueshëm për të arritur gishtërinjtë e këmbëve të tyre kanë zemër të shëndoshë.Për të bërë këtë, duhet të shriheni në dysheme me këmbët e shtrira dhe gishtërinjtë që shohin lart.

Më pas përpiquni të arrini e të prekni gishtërinjtë e duar. Nëse jeni mjaftueshëm elastik për t’i prekur ato, atëherë kjo do të thotë se zemra juaj është fleksibël dhe e shëndetshme.

Ky studim u bë në Teksasin e Veriut (SHBA) dhe përfshiu 526 pjesëmarrës të moshave nga 20 në 83 vjeç.

Ndërsa u përpiqnin të kapnin gishtërinjtë e tyre, u matej presioni i gjakut ku arteriet dhe aktiviteti i zemrës vëzhgohej nga afër.

Sipas rezultateve, pjesëmarrësit me të paktën një sëmundje në zemër, nuk ishin të aftë të preknin gishtërinjtë.

Ky studim gjeti një lidhje mes trupit dhe elasticitetit të artjerjeve, kryesisht tek pjesëmarrësit mbi 40 vjeç.

Përse nuk e proboni këtë metodë sot? Nëse mund të kapni gishtat ndërsa jeni ulur drejtë, atëherë zemra juaj është krejtësisht e shëndetshme. Nëse jo, atëherë duhet të bëni një vizitë tek doktori./Oculus News

Shpërndaje në: