Si ndikon pauza e melçisë në shëndetin mendor dhe fizik, në muajin janar
Për shumë njerëz janari është një perjudhë mirëseardhjeje pas një perjudhe të gjatë pushimesh plot ushqime dhe alkol, mund të jetë më shumë se një pushim shpirtërorë dhe fizik.
Stafi i revistës shkencore New Scientist hulumtoi në të dhëna se si ndikon braktisja e alkolit për një muaj dhe se sa e dobishme është për shëndetin fizik dhe mendorë.
Shumë njerëz që konsumojnë alkol, zgjedhin të heqin dorë për perjudha të shkurtëra, por nuk ekziston ndonjë e dhënë shkencore që kjo gjë është e dobishme për shëndetin. Kështu që stafi iNew Scientist hulumtoi në Institutin e Mëlçisë dhe Shëndetit të Tretjes të universitetit të Londrës.
Mëlçia luan rol të rëndësishëm në mbi 500 procese vitale në funksionimin dhe tretjen e ushqimit, çhelmimin dhe balancimin e hormoneve. Në vitin 2009 në Angli vdiqën 11,574 njerëz dhe një e treta e tyre për shka të konsumit të tepërt të alkolit. Shumica e detajeve që dimë për mëlçinë vjen nga studimet që janë bërë me njerëzit me probleme kronike me mëlçinë, ku shumica prej të cilëve konsumon alkol. Ndërsa studime të fundit janë fokusuar në funksionimin e mëlçisë së njerëzve të shëndetshëm.
Në datë 5 tetor të vitit që lamë pas, 14 anëtarë të stafit të revistës shkencore – të cilët e konsideronin veten konsumatorë normal të alkolit – shkuan për të bërë disa analiza në spitalin Mbretërorë të Londrës. U pyetën rreth shëndetit dhe raportit që kishin me alkolin, më pas mëlçia e tyre u skanua me ultratinguj për të parë sasinë e dhjamit. Më pas dhanë mostra gjaku të cilat u përdorën për të analizuar kimikatet metabolike që lidhen me mëlçinë dhe shëndetin e përgjithshëm.
Për 10 javët në vazhdim, 10 nga anëtarët e stafit nuk konsumuan alkol, ndërsa 4 të tjerë vazhduan të konsumonin rregullisht. Në 9 nëntor, të gjithë shkuan sërish në spital për të përsëritur analizat.
Një anëtar i stafit, Jalan, zbuloi se nuk ekzistonte ndonjë ndryshim në parametrat e analizave për katër anëtarët e stafit që nuk e kishin ndërprerë alkolit gjatë të njëjtës perjudhë.
Por ndryshimet ishin dramatike për 10 anëtarët e tjerë që nuk konsumuan alkol.
Sasia e dhjamit të tyre ra me mbi 15%, dhe thuajse 20% tek disa prej tyre. Jalan thotë se kjo është shumë e rëndësishme, sepse akumulimi i dhjamit në mëlçi është një prelud për dëmtimin e saj.
Më pas erdhi edhe një surprizë tjetër, niveli i glykozës për ata që nuk konsumuan alkol ra me mbi 16%, nga 5.1 në 4.3 milomole për litër. Niveli normal i glykozës së gjakut është mes 3.9 dhe 5.6 milomole për litër.
Por dobitë nuk ishin vetëm fizike. Cilësia e gjumit u përmirësua ndjeshëm. Niveli i përqendrimit u rrit me 18%. “Kjo përfaqëson një efet të rëndësishëm në cilësinë e jetës dhe performancës në punë,” thotë Jalan.
E vetmja gjë që mund të konsiderohet negative ishte kontakti më i pakët me njerëzit.
“Eksperimenti ynë nuk tregon se sa mund të zgjasë ky përmirësim. Sidoqoftë, kjo përbën bazë për studime të tjera,” thotë Jalan.
“Këtu është interesant fakti kur një grup anglezësh që nuk e konsiderojnë veten pijetarë të fortë, brenda një muaji niveli i dhjamit në mëlçinë e tyre ndryshojë, po ashtu kolesteroli dhe niveli i sheqerit në gjak, dhe kjo i ndihmojë të humbisnin peshë. Nëse dikush do kishte një produkt për shëndetin që do realizonte të gjitha këto përmirësime shëndetësore brenda një muaji, do t’ja kishin blerë menjëherë,” thotë Mur.
“Këto rezultate tregojnë që, qoftë edhe një perjudhë e shkurtër kohore e mungesës së alkolit, ndikon pozitivisht në shëndetin e mëlçisë,” thotë Sheron./Oculus News