Studimi: Një fëmije e plakë gruan plot 11 vjet
Të bëhesh nënë është një nga eksperiencat më të bukura dhe emocionuese, që mund ti ndodhin një gruaje dhe ndryshon përgjithmonë jetën e saj. Që prej atij momenti do të jetë vogëlushi mbi gjithçka, por edhe trupi i gruas do të ndryshojë plotësisht. Një gjë që shumë pak njerëz e dinë është që të përballosh një shtatzëni dhe lindje e plak seksin femëror, të paktën në nivelin e qelizave, duke pasur të njëjtat efekte në organizëm si pirja e duhanit dhe obeziviteti.
Efektet e shtatzënisë në Adn e femrës
Sipas një kërkimi të realizuar nga George Mason University dhe të publikuar në revistën “Human Reproduction”, një grua që ka një fëmijë plaket të paktën me 11 vite dhe kjo jo nga pikëpamja estetike por nga Adn.
Gjatë studimit janë mbajtur nën vëzhgim rreth 2000 femra amerikane në moshë produktive dhe rezultatet kanë qenë të qarta: Ato që kanë sjellë në jetë një fëmijë kishin ndryshim në shënuesin gjenetik, për sa i takon telomerit të tyre që ishte me 4,2% më i shkurtër se i atyre femrave që nuk kishin pasur një shtatzëni. Telomeri është pjesë e kromozomit që është e lidhur me moshën dhe jetëgjatësinë.
Teksa ritemi telomerët në mënyrë natyrale bëhen më të shkurtër, por studimi i ri thotë se ky proces përshpejtohet nga të qënit prind.
Kjo përqindje është e barabartë me 11 vite plakje qelizash, një sasi e ngjashme nga ajo që shkaktohet nga duhani, e cila rritet më shumë kur gruaja lind.
“Kemi zbuluar që femrat që kanë pasur pesë fëmijë ose më shumë e kanë telomerin më të shkurtër në krahasim me femrat që kanë pasur një, dy, tre, katër”, ka deklaruar epidemiologa Anna Pollack, një nga drejtueset kryesore të këtij studimi. Për momentin nuk është e qartë se çfarë do të sjellin këto rezultate. E vetmja gjë e sigurt është se ne nuk duam t’i bindim gratë që të mos përballen me një shtatzëni vetëm për të mbetur të reja për një kohë të gjatë”, vazhdon studimi.