Studimi madhor: Çdo i treti i infektuar me Covid u prek nga “sëmundje truri”
Një në tre njerëz që janë infektuar me Covid-19 kanë pasur simptoma afat-gjatë neurologjike apo të problemeve me shëndetin mendor, kanë thënë hulumtuesit.
Ata kanë gjetur se 34% e të mbijetuarve të Covidit janë diagnostikuar për probleme neurologjike apo psikologjike brenda gjashtë muajve të infektimit të tyre, sipas një studimi të publikuar të martën në Lancet Psychiatry.
Diagnoza më e zakontë ishte ajo e ankthit, e të cilën e vuajtën 17%, e ndjekur nga çrregullimi i disponimit me 14%, shkruan CNN, përkthen në shqip Periskopi.
Dhe ndërsa efektet neurologjike janë më të rënda në pacientët e hospitalizuar, ato janë megjithatë të pranishme te ata që u trajtuan jashtë spitaleve.
“Shkalla rritej vazhdimisht me rritjen e rëndesës së sëmundjes së Covid-19shit. Nëse shohin pacientët që ishin hospitalizuar, shkalla shkon në 39%,” thotë Maxime Taquet, akademike nga Universiteti i Oksfordit.
Ky është studimi më i madh i këtij lloji. /Periskopi