Studimi: Kanabisi në Evropë po bëhet i dëmshëm, ja arsyet
Në të gjithë Evropën, kanabisi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Kjo për shkak të shtimit të sasisë së THC-së (delta-9-tetraidiokanabidioli – përbërësi themelor psikoaktiv i kanabisit) dhe po zvogëlohet sasia e kanabidiolit. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Bath-it dhe Kolegjit Mbretëror të Londrës, me të dhënat e mbledhura nga Observatori Europian për Bimët Mjekësore dhe Varësitë në 28 vendet anëtare të BE-së dhe në Norvegji e Turqi.
Rezultatet tregojnë se përqendrimi i THC-së është rritur nga 5% në 10% ne 10 vitet e fundit. Ndryshe nga kanabisi vegjetal, ai i lëngshëm përmban kanabidiol (Cbd), krahas THC-së. CBD është përmendur shpesh së fundmi për shkak të aftësisë për të trajtuar probleme mjekësore si epilepsia te fëmijët, psikozat dhe ankthi.
Kur është i pranishëm te kanabisi, CBD mund të kompensojë disa efekte të dëmshme të THC-së si paranoja apo dëmtimi i kujtesës. Kanabisi që ka nivele të larta të THC-së dhe nivele të ulëta të CBD-së lidhet me dëme më të mëdha në terma afatgjatë, si zhvillimi i varësisë nga kanabisi dhe rreziku i shtuar për sëmundje psikotike.
“Ajo që po shohim në Evropë është një shtim i THC-së dhe nivele konstante apo në rënie të CBD-së, që e bëjnë kanabisin potencialisht më të dëmshëm”, thonë studiuesit.