Studimi i fundit: Njerëzit munden qëllimisht t’i zhdukin nga mendja kujtimet e këqija

Studimi i fundit: Njerëzit munden qëllimisht t’i zhdukin nga mendja kujtimet e këqija

Është e mundur që në mënyrë të qëllimshme t’i harrojmë përvojat e kaluara, duke ndryshuar mënyren se si mendojmë për kontekstin e këtyre kujtimeve.

Së paku, kështu thotë studimi i fundit.

Gjetjet kanë aplikim në një masë të madhe gjërash siç janë përmirësimet në nivelin e mbajtjes mend të gjërave që na duhen, në uljen ose dëbimin nga mendja të gjërave të cilat nuk na pëlqejnë dhe duke trajtuar çrregullimet e stresit post-traumatik, transmeton lajmi.net

Teoricienët e kujtesës kohë të gjatë kanë treguar se duhet të lidhemi fort me situatat momentale duke përfshirë pamjet, tingujt, aromat, ku jemi, me kënd jemi, në mënyrë që të mund të shkëputemi nga kujtimet.

Por, studimi i fundit ka kërkuar një mënyrë të qartë se si njerëzit munden qëllimisht t’i zhdukin nga mendja kujtimet që nuk ju duhen.

Studiuesit u treguan pjesëmarrësve imazhe të natyrës të tilla si pyje, male, plazhe dhe u thanë të studionin dy lista me fjalë të rastit dhe detyra e tyre ishte të mbanin mend ose të harronin fjalët e rastit kur ato gërshetoheshin në kohë reale me imazhet e paraqitura.

“Ne kemi përdorur fMRI (Imazhet funksionale me rezonancë magnetike), nepërmjet të cilave ne kemi mundur të gjejmë se si njerëzit i lidhin kujtimet e tyre me përjetimet momentale.

Sipas studiuesve, kujtimet lidhen direkt me situatat momentale dhe si të tilla jetojnë në mendjen tonë, pra, është e mundur që me ndërrimin e situatave momentale dhe trajnimit e trurit, qëllimisht të fshihen nga mendja kujtimet e padobishme.

Edhe pse është shumë e mundur, një numër i eksperëtve kanë hedhur dyshimet e tyre mbi këtë teori, duke premtuar hulumtime të tjera në lidhje me këtë çështje./lajmi.net

Shpërndaje në: