Studimi i fundit konfirmon se përkeqësimi i kohës rritë nivelit e dhimbjeve te njerëzit me dhimbje kronike

Studimi i fundit konfirmon se përkeqësimi i kohës rritë nivelit e dhimbjeve te njerëzit me dhimbje kronike

Shiu mund të përkeqësojë dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit, kanë zbuluar shkencëtarët. Studimi më i fundit ka konfirmuar lidhjen midis përkeqësimit të kohës dhe rritjes së nivelit të dhimbjeve tek njerëz që vuajnë nga dhimbje kronike. Ky studim vërteton se gjyshërit kishin të drejtë kur parashikonin prishjen e motit me shtimin e dhimbjeve në trup, shkruan britanikja “The Mirror”.

Në studim u përfshinë 9.000 persona që vuanin nga dhimbje kronike, si dhimbje shpine, artrit ose migrenë. Ata kishin si detyrë të shkruanin çdo ditë simptomat e tyre në një aplikacion tek telefoni inteligjent. Ky aplikacion mblidhte gjithashtu të dhëna në çdo orë të motit dhe rezultatet u kalonin shkencëtarëve. Pjesëmarrësit raportuan se  me shtimin e ditëve me diell, gjatë muajve të verës, koha në të cilën ata përjetuan dhimbje të forta u ul.

Kur dita fillonte të zvogëlohej dhe fillonin reshjet, niveli i dhimbjes rritej përsëri. Projekti kërkimor 18-muajsh është momentalisht në gjysmën e tij. Këto janë dhe përfundimet paraprake që kanë dalë deri më tani.

Edhe më përpara  është vënë re kjo lidhje midis motit dhe dhimbjeve. Njerëzit  me dhimbje kronike gjithmonë ankohen për dhimbje me të forta kur moti përkeqësohet. Madje shumë prej tyre  thonë se  janë në gjendje të parashikojnë motin bazuar se sa dhimbje ata ndiejnë.

Por, çuditërisht, deri më sot nuk kishte pasur ndonjë studim që të merrej me këtë çështje, edhe pse dukuria e dhimbjeve kronike është shumë e përhapur.

Studimet e bëra deri në këtë fazë inkurajojnë për një lidhje më se të mundshme midis motit dhe dhimbjes.

Po të flitet nga ana fizike, ka kuptim të thuhet se presioni i ajrit, i cili ndikon në ndryshimin e motit , të ketë ndikim edhe tek dhimbjet e ndryshme, sidomos në artrit.

Mendohet se deri në fund të studimit, jo vetëm që do gjendet një lidhje midis dy gjendjeve, por edhe do gjenden mënyra më efikase për të kuruar dhimbjet ose edhe për t’i lehtësuar ato.

Nëse kjo lidhje do vërtetohet, atëherë njerëzit do kenë mundësinë t’i planifikojnë aktivitetet e tyre në varësi të motit. Edhe për kërkuesit mjekësorë do të jetë më e lehtë të  eksplorojnë kura dhe medikamente të reja për dhimbjen./gazeta shendeti

Shpërndaje në: