Studimi i fundit: Jo yndyra, karbohidratet janë rrezik për zemrën
Vrasësit kryesorë të zemrës nuk janë yndyrat, por karbohidratet, është përfundimi i një studimi të paraqitur në Barcelonë gjatë Kongresit Europian të Kardiologjisë, ku u diskutuan shumë probleme të shëndetit kardiak dhe dhjetëra studime shkencore.
Studimi ”Perspektiva e epidemive rurale dhe urbane” u krye nga universiteti i Hamiltonit, në Ontario, dhe rezultatet u prezantuan dhe u botuan në revistën ”Lancet”.
Rezultatet e analizave të mbi 135 000 individëve nga 18 vende me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta në studimin epidemiologjik tregojnë se marrja e lartë e karbohidrateve çon në një rrezik më të lartë të vdekshmërisë kardiovaskulare, ndërsa marrja e yndyrës, nga ana tjetër, është çuditërisht e lidhur me rreziqe më të ulëta.
Individët në nivele të lartë të marrjes së yndyrës kanë treguar një reduktim prej 23% në rrezikun e përgjithshëm të vdekshmërisë, por gjithashtu një reduktim prej 18% në rrezikun e goditjes nga iktusi dhe një ulje prej 30% në rrezikun e vdekshmërisë jokardiovaskulare.