Studimi i fundit: Barnat bimore i bëjnë më keq trajtimit të kancerit
Pacientët që vuajnë nga sëmundja e kancerit duhet t’u tregojnë mjekëve të tyre nëse marrin terapi bimore, sepse disa nga përbërësit mund të ndalojnë trajtimin e kancerit, është thënë në një konferencë për kancerin, shkruan BBC.
Pilulat e hudhrës, xhenxhefilit dhe xhinkos, për shembull, mund të vonojnë shërimin e plagëve të lëkurës kur përhapet kanceri i gjirit.
Kirurgia Prof Maria Joao Cardoso, tha që nuk ekziston asnjë provë që terapia bimore ose kremrat mund të funksionojnë.
‘Nëse dyshoni, është më mirë të mos merrni asgjë’, tha ajo.
“Mjekët duhet të jenë më proaktivë dhe duhet të pyesin pacientet e tyre se çfarë po konsumojnë gjatë trajtimit me kancer,” i tha BBC-së Prof Profos Cardoso, kirurge e gjirit në Qendrën e Kancerit Champalimaud në Lisbonë, Portugali.
Ajo tha se është shumë e rëndësishme që pacientët të kontrollohen nga mjekët e tyre, para se të provojnë terapi plotësuese bimore, pas përhapjes së kancerit në lëkurë.
Rreziku është se shumë produkte mund të ndërhyjnë në terapinë e hormoneve ose trajtimet e kimioterapisë, dhe disa të tjera zgjasin procesin e mpiksjes së gjakut – e cila mund të çojë në plagë që zgjasin më shumë për t’u shëruar dhe shkaktojnë më shumë dhimbje, përcjell periskopi.
Ajo theksoi produktet e mëposhtme bimore si shembuj të atyre që ngadalësojnë koagulimin:
hudhra
xhinko
murriz
gështenjë kali
shafran i Indisë