Studimi hedh poshtë mitin për fëmijët e vetëm

Studimi hedh poshtë mitin për fëmijët e vetëm

Të jesh fëmijë i vetëm do të thotë të jesh egoist e i llastuar?! Ky është besimi popullor në mbarë botën, por studime psikologjike ndër dekada vërtetojnë se janë thjeshtë paragjykime.

Këto koncepte lindën në Anglinë e 1800, ku u krijua një perceptim negativ mbi fëmijët e vetëm, bazuar në një anketë ku morën pjesë 200 persona, 196 prej të cilëve u përgjigjën se janë të llastuar, kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes, nuk ndajnë gjërat e tyre me të tjerët dhe nuk dëgjojnë askënd.

Ndërkohë që studimet shkencore të viteve të fundit vërtetojnë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Nga kërkimet e analizat e bëra fëmijët e vetëm janë si gjithë fëmijët që rriten me vëllezër e motra dhe e vetmja diferencë e theksuar që kanë me këta të fundit është se instalojnë një marrëdhënie më të fortë dhe të ngushtë me prindërit. Gjithashtu një tjetër karakteristikë e tyre është se janë më krijues në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve, ndoshta sepse janë mësuar që gjërat t’i rregullojnë vetëm. Nga testet psikologjike mbi dy grupet rezulton se  fëmijët me vëllezër e motra janë më tolerantë, të durueshëm dhe bashkëpunues.

Shpërndaje në: