Studimi i fundit: Gratë pijnë alkool aq sa edhe burrat
Studiuesit kanë theksuar se gratë e reja vazhdojnë të bien pre e reklamave për pijet alkoholike, ku në qendër të vëmendjes janë modele të reja.
Hulumtuesit nga Universiteti New South Wales në Australi kanë theksuar se alkoholi te gratë krijon probleme të ndryshme shëndetësore dhe krijojnë çrregullime hormonale.
Rezultatet e 68 studimeve ndërkombëtare në mes të viteve 1891 dhe 2014 kanë analizuar ndryshimet e raporteve mes konsumimit të alkoholit nga të dy gjinitë dhe është gjetur se që nga viti 1991 gratë kanë filluar të konsumojnë alkool më shumë se burrat.
Megjithatë, sipas ekspertëve trupi i grave nuk mund të tolerojë sasi të madhe të alkoholit, sikurse toleron trupi i burave. Gratë gjatë konsumimit të alkoholit bëhen më të shpërqendruara dhe mund të kenë probleme shëndetësore në të ardhmen, si mendore ashtu edhe fizike.