Studimi: Frika nga apokalipsi prej ndryshimeve klimatike po i bën njerëzit të mos bëjnë fëmijë
Njerëzit e brengosur me krizën klimatike po vendosin që të mos bëjnë fëmijë fare shkaku i frikës se pasardhësit e tyre do të përballen me një apokalips klime, sipas të parit studim akademik mbi këtë çështje.
Hulumtuesit anketuan 600 njerëz të moshave prej 27 e deri në 45 vjeçare që veçse kishin brenga klimaterike mbi zgjedhjet e shumimit dhe gjeti se 96% prej tyre ishin tepër shumë ose skajshmërisht të brengosur për mirëqenien e fëmijëve të ardhshëm në një botë me klimë të ndryshuar.
Një grua 27 vjeçare tha: “Ndihem sikur nuk mund të sjell me ndërgjegje të pastër një fëmijë në këtë botë dhe ta detyroj që të mbijetojë në kushte apokaliptike”, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Këto qëndrime mbështeteshin në vlerësime shumë pesimistike të impaktit të ngrohjes globale në botë, thanë hulumtuesit.
Hulumtimi po ashtu zbuloi që disa njerëz që ishin bërë tashmë prindër kishin shprehur shqetësime serioze që kishin bërë fëmijë.
Të bësh fëmijë nënkupton po ashtu të sjellësh në botë një person që do të prodhojë emetime të karbonit përgjatë gjithë jetës që kontribuojnë në përkeqjen e emergjencës klimatike, por vetëm 60 për qind e të anketuarve ishin të shqetësuar për një gjë të tillë.
Kreu i kësaj ankete, tha se numri i njerëzve që do të vendosnin të mos kishin fëmijë nga frika e apokalipsit nga klima do të rritej me kalimin e kohës. /Periskopi