Studimi: Do të zhduken elefantët, gjirafat – në tokë do të mbeten vetëm lopët

Periskopi.com SOK

Lopët mund të mbeten gjitarët më të mëdhenj në tokë në pak shekuj, sipas një studimi të ri që ekzaminon zhdukjen e gjitarëve të mëdhenj, ndërsa njerëzit popullojnë çdo cep të globit.

Përhapja e njerëzimit dhe species bashkëngjitur si Neandertali, nga Afrika, mijëra vite më parë, përkoi me zhdukjen e megafaunës si mamuthët, tigrat dhëmbëmprehtë dhe gliptodonit, një krijesë e ngjashme me armadilon, por me përmasat e një makine.

“Njerëzit i vunë në shënjestër speciet e mëdha për mish, ndërsa krijesat më të vogla si brejtësit, shpëtuan”, nënvizohet në raportin që ekzaminon tendencën përgjatë 125 mijë viteve. Në Amerikën e Veriut, masa mesatare trupore e gjitarëve është reduktuar në 7.6 kg nga 98 kg që ishte kur njerëzit mbërritën atje.

Nëse tendenca vazhdon, gjitari më i madh mbi tokë në disa qindra vite, mund të jetë një lopë e zbutur rreth 900 kg, shkruajnë kërkuesit. E kjo do të thotë se do të humben elefantët, gjirafat dhe hipopotamët. Në mars, në fakt, rinoceranti i bardhë mashkull i fundit në tokë ngordhi në Kenia.

Sidoqoftë, raporte të tjera hedhin dyshime mbi reduktimin e vazhdueshëm të gjitarëve, pjesërisht për shkak të përpjekjeve për të zmbrapsur kërcënimet ndaj jetës së egër si ndryshimet klimaterike, humbja e habitateve pyjore, ndotja dhe qytetet në zgjerim.

Top Channel

 

Shpërndaje në: