Studimi: Beqarët janë më pak të prekur nga sëmundjet
Një studim i fundit nxjerr anët pozitive të të qenit beqarë.
Studimi i kryer nga Happify, njerëzit beqarë mund të kenë disa përfitime emocione dhe shëndetësore. Studiuesit kanë theksuar se ata kanë më shumë gjasa që të jenë të lumtur duke jetuar me prindërit dhe duke pasur më shumë kohë që të kalojnë me miqtë.
Gjithashtu, ata janë më të gatshëm që të ofrojnë ndihmë, pa pritur që e njëjta gjë tu kthehet.
Studiuesit kanë gjetur se njerëzit beqarë kanë më shumë gjasa që të kenë një mik të ngushtë, pasi rreth 15% e burrave të martuar kanë deklaruar se nuk kanë mik të ngushtë.
Edhe pse studimi ndryshon nga gjendja e personit në person, anketa ka pasur për qëllim që të qartësojë që të qenit beqarë nuk është gjë e mjerueshme.
Përveç kësaj, shumë njerëz vendosin që për një apo për një tjetër arsye të rrinë beqarë.