Studimi: 9 në 11 lloje testesh shtatëzanie nxjerrin rezultate të gabuara

Studimi: 9 në 11 lloje testesh shtatëzanie nxjerrin rezultate të gabuara

Një studim i ri ka treguar se testet e shtatzënisë shpesh tregojnë rezultate të gabuar.

Rreth 45 për qind e shtatzanive janë të paqëllimta, dhe konfirmimi i një shtatzanie është thelbësore për vendimmarrjen e femrave dhe planifikimin financiar të tyre.

Marrja e testit të shtatzënisë është mjaft stresuese, por firmat u sigurojnë grave që testet e tyre në shtëpi janë ’99 përqind efektive’, duke nxitur shitjen e rreth 20 milion testeve në vit.

Por shumë shpesh, ato nuk janë pothuajse aq efektive sa pretendojnë, thotë studimi i Universitetit të Uashingtonit, St Louis (WUSTL).

Hulumtuesit zbuluan se 9 nga 11 markat më të mira të testeve të shtatzanisë në shtëpi ndonjëherë mund të jepnin përgjigje negative – dhe madje disa prej tyre u tregojnë grave se nuk janë shtatzëna ndërkohë që ato janë.

Në të shumtën e rasteve rezultati i testeve varet nga ekuilibri i pritjes pesë minuta para se të shikoni se sa vija shfaqen tek testi i shtatzënisë.

Në shtëpi testet e shtatzënisë zbulojnë nëse një vezë është fekonduar nëpërmjet një hormoni të quajtur gonadotropin humoristik (HCG).

Brenda dy javëve të fekondimit, trupi i një gruaje fillon prodhimin e HGC, i ashtuquajturi hormon i shtatzënisë, i cili sekretohet nga qelizat e placentës edhe në fazat e hershme të formimit të qeskave.

Në studimin e kryer janë parë testet më të mira të përdorura nga spitalet për të konstatuar ose jo shtatzëninë.

Hulumtuesit zbuluan se shtatë nga testet mund të rezultonin negative dhe dy ishin afërsisht negative.

Një nga testet tregonte rezultat negativ për shtatzëni deri në pesë përqind të kohës, që do të thotë se për 20 gra që e kanë bërë testin, një prej tyre kishte marrë rezultat negative dhe kishte menduar se nuk ishte shtatzënë, ndërkohë që ishte.

Vetëm dy nga 11 testet ishin pothuajse të sakta. Studiuesit nuk kanë thënë llojin e testeve që nuk tregonin rezultate të sakta, por ata kanë këshilluar gratë shtatzëna që ta përsërisin testin kur ai ju del negativ dhe ato dyshojnë se janë shtatzëna ose të bëjnë analiza të tjera tek mjeku.

Shpërndaje në: