Studimet psikiatrike theksojnë se kanabisi nuk është shkak i halucinacionëve – ja përse?
Marihuana nuk bën pjesë në substancat e drogave psikedelice (halucinative).
Së paku për këtë konstatim flet, psikiatrja Julie Holland, e cila e kishte përdorur privatisht.
Në një konferencë që është mbajtuar në Londër me komunitetin e shkencëtarëve që e studiojnë këtë substancë, Holland tha se përdorimi i marihuanës është i lidhur me një fenomen të cilët psikikatrit iu referon si “dehabituation” – process ky që të bën të shohësh në mënyrë të kthjellët, transmeton Persikopi.
Më tej, Holland thotë se “Marihuana është shumë ndihmuese në psikiatri”.
Gjithashtu sipas saj, “Për gjërat që jam e interesuar kur e përdori marihuanën krejt gjërat e vjetra m’i shndërron në gjëra të reja”.
Si përfundim, Holland po tenton që këtë substancë ta sjell në Shoqatën Multidisciplinare për Studimin e Psykedelikëve (halucinacione), për t’i bindur ata se marihuana ndihmon në reduktimin e simptomave që lidhen me çrregullimet e vëmendjes.
Në të kaluarën, marihuana është konsideruar si substancë e rrezikshme e cila rrit dhe zhvillon skizofreninë, çrregullimet e ankthit social dhe depresionin, por raportet e fundit studimore mbi këtë fenomen e mohojnë një gjë të tillë. /Persikopi/