Studimet e fundit: Implantet e gjirit shkaktojnë kancer! Kërkohet heqja e menjëhershme nga tregu
Administrata Amerikane për Barnat dhe Ushqimet (FDA) i ka bërë thirrje prodhuesit të implanteve të gjirit Allergan të tërheqë nga tregu implantet me sipërfaqe poroze pasi përbëjnë rrezik për limfomat e rralla. Implantet Biocell kanë një sipërfaqe të strukturuar poroze për të parandaluar lëvizjen dhe për t’u lidhur më mirë me indet përreth.
Autoritetet shëndetësore thanë fillimisht se implantet poroze mund të shkaktojnë kancer në vitin 2011. FDA raportoi se të dhënat tregojnë një lidhje të drejpërdrejtë të kancerit me implantet e Allergan-it.
(Shën.red. – Sistemi limfatik është sistemi ku qarkullon limfa, një masë e bardhë, e ngjashme me gjakun ku qarkullojnë proteina, qeliza të ndryshme të organizmit, qeliza të ndryshme të gjakut dhe funksioni i saj është ai mbrojtës kundër infeksioneve të organizmit. Limfomat janë grup patologjish malinje. Limfoma është kancer që fillon kur qelizat që luftojnë kundër infeksioneve të sistemit imunitar, të njohura si limfocite, dëmtohen dhe rriten jashtë kontrollit.)
FDA shtoi se bazuar në shifrat e fundit, 80% e 570 rasteve të konfirmuara të limfomës në mbarë botën kanë qenë të lidhura me implantet e Allergan.
Diana Zuckerman, studiuese që është marrë me sigurinë e implanteve të gjirit, e cilësoi heqjen e produkteve të Allergan si të pashmangshme.”Ose kompania do të vendosë rregullisht që t’i heqë, ose FDA do ta detyrojë Allergan ta bëjë.”
Në maj, tre prodhuesit më të mëdhenj të implanteve të gjirit në SHBA – Allergan, Sientra dhe Mentor – thanë për CBS News se produktet janë testuar gjerësisht për sigurinë dhe janë në përputhje me monitorimin e FDA-së.
Autoritetet nuk këshillojnë heqjen e implanteve nëse gratë nuk përjetojnë simptoma shqetësuese. Në të kundërt, duhet të vizitohen menjëherë.
Burimi: CBS News