Studim: Thashethemet janë të mira për ju
Mund të tingëllojë e pabesueshme, por sipas studimeve ne kalojmë rreth 52 minuta në ditë duke diskutuar apo duke bërë thashetheme me dikë tjetër.
Ekspertët kanë zbuluar se shumica e thashethemeve nuk janë vetëm biseda të pavlera që ne i përdorim për të shfryrë emocionet tona. Ka diçka në lidhje me thashethemet që e bën atë një proces shoqëror kuptimplotë dhe të gjithë mund ta përdorim atë për përfitimet tona.
Si bëjmë thashetheme dhe a është kaq toksike sa mendojmë?
Ekziston një stereotip që thashethemet janë të ulëta, biseda prapa shpinës që synojnë të dëmtojnë reputacionin e dikujt. Në fakt, thashethemet rezultojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme dhe ne e bëjmë atë për një arsye.
Së bashku me kolegët e saj, Megan Robbins, një psikologe në Universitetin e Kalifornisë, bënë disa kërkime për të zbuluar se si ne bëjmë thashetheme. Ekipi studioi bisedat e 467 personave që ranë dakord të vinin pajisje që regjistronin bisedat e tyre. Rezultatet e hulumtimit thyen disa stereotipa rreth thashethemeve: Së pari, kalojmë rreth 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme, dhe së dyti, vetëm 15% e atyre thashethemeve janë negative.
Një tjetër gjë që ekspertët zbuluan është se burrat kanë tendencë të bëjnë thashetheme po aq sa gratë, ndërsa thashethemet e grave duket të jenë më neutrale sesa ato të burrave. Përveç kësaj, ekstrovertët duket bëjnë më shumë thashetheme se introvertët dhe të rinjtë kanë tendencë për të përhapur thashetheme negative më shpesh sesa njerëzit e moshuar.
Thashethemet në fakt mund të jenë të mira për ne në disa mënyra.
Thashethemet janë një fenomen mjaft i komplikuar. Ekspertët sugjerojnë që gjatë evolucionit tonë, thashethemet janë bërë mjeti ynë i mbledhjes së informacionit të rëndësishëm që mund të përdorim për të mbrojtur veten. Thashethemet na ndihmojnë të ndërtojmë bashkëpunim në grupet tona dhe të jemi përzgjedhës për atë që përfshijmë ose përjashtojmë nga këto grupe.
“Kur bëni thashetheme, mund të mbani kuptoni se kush po kontribuon në grup dhe kush është egoist. Duke shpërndarë këtë informacion, ju mund të përjashtoni ata anëtarë të grupit që janë mashtrues socialë”, thotë Elena Martinescu, një studiuese në King’s College, London.
Për më tepër, studimet kanë vërtetuar se edhe 15% e thashethemeve negative mund të na bëjë mirë. Kur mësojmë se njerëzit flasin për disa nga tiparet ose sjelljet tona të karakterit, ne mund ta përdorim këtë informacion për vetë-përmirësim. Ne mund të ndjehemi të lënduar dhe të frustruar për shkak të thashethemeve që njerëzit përhapin pas shpinës sonë, por gjithashtu mund ta përdorim si një mundësi për të menduar për gjërat që mund të bëjmë gabim dhe t’i rregullojmë ato.
Edhe pse studimet e fundit kanë treguar se thashethemet nuk janë aq toksike sa ne shpesh mendojmë se janë, sigurohuni që thashethemet tuaja nuk janë të ulëta dhe se nuk po dëmtojnë askënd ose po prishin reputacionin e tyre. Përdorni thashethemet si një bisedë t që ju mban të azhurnuar me faktet më të rëndësishme në rrethin tuaj të ngushtë shoqëror.