Studim: Meshkujt që drejtojnë vetura sportive kanë më shumë gjasa të kenë penis të vogël
Një ekip psikologësh në Kolegjin Universitar të Londrës kanë dalë me një studim se meshkujt që drejtojnë makina të shpejta sportive kanë penis më të vogël.
Sondazhi u realizua me 200 burra të moshës nga 18 deri në 74 vjeç dhe rezultatet konfirmuan “një lidhje psikologjike të rastësishme” midis këtyre elementeve.
Në studim thuhet se ‘ne manipuluam atë që besonin burrat për madhësinë e penisit të tyre, në krahasim me të tjerët’
“Ne u dhamë atyre informacione të rreme, duke deklaruar se madhësia mesatare e penisit ishte më e madhe se sa është në fakt, duke arsyetuar se, mesatarisht, këta meshkuj do të ndjejnë se relativisht dhe subjektivisht penisi i tyre ishte më i vogël. Ne zbuluam se meshkujt, veçanërisht ata mbi 30 vjeç, i vlerësuan makinat sportive si më të dëshirueshme kur u bënë të ndjenin se kishin një penis të vogël.”/PERISKOPI/
View this post on Instagram