Studim: Ky është fruti me më shumë pesticide në treg

Studim: Ky është fruti me më shumë pesticide në treg

Luleshtrydhet kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga Grupi i Punës për Mjedisin (Environmental Working Group-EWG).

Të dhënat e grupit të analizuara nga Departamenti Amerikan i Agrikulturës tregojnë se afro 70% e mostrave të 48 llojeve të ndryshme të prodhimeve bimore kanë në përmbajtjen e tyre mbetje pesticide.

Pesticidet mbeten tek frutat dhe perimet edhe pas larjes së tyre, madje, në disa raste, edhe pasi u hiqet lëkura.

Më shumë se 98% e mostrave të spinaqit, pjeshkave, nektarinave, qershive dhe mollëve rezultuan pozitiv për mbetje të të paktën një pesticidi.

Një mostër e vetme e luleshtrydheve tregoi 20 lloje të ndryshe pesticidesh. Luleshtrydhet kanë kryesuar gjithashtu listën “Dirty Dozen” të prodhimeve bimore me më shumë pesticide për vitin 2017. Në listën e “Dirty Dozen” 2017 për prodhimet bimore me më shumë pesticide bëjnë pjesë luleshtrydhet, spinaqi, pjeshka, dardha,qershia, selinoja etj ; ndërsa në listën e 15 prodhimeve bimore më të pastra për vitin 2017 përfshihen: misri i ëmbël,avokado, ananasi, mango, asparagu, panxhari, kivi dhe pjepri .

Shpërndaje në: