Studim i fundit/ Një në pesë të rinj ndryshojnë orientimin seksual
Një studim I bërë në Kaliforninë e Veri-ut, mbi seksualitetin e adoleshentëve, ka rezultuar se një në pesë të rinj ndryshojnë orientimin e tyre seksual. Tek femrat ky proces ndodh 3 herë më shpejtë sesa tek meshkujt.
Psikologia J. Stewart, nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe kolegët e tij, anketuan 744 studentë të shkollave të mesme rurale, për preferencat e tyre seksuale në një periudhë tre-vjeçare. Nga pjesëmarrësit, 54 %ishin vajza dhe 46 %ishin djem.
Në këto tre vite, ata zbuluan se 19 % pranuan se të paktë një herë e kishin menduar të ndryshonin orientimin e tyre seksual dhe 21 % deklaruan se kishin tërheqje seksuale me seksin e njejtë. Prej këtyre disa e klasifikuan veten, si heteroseksual në vitin e parë dhe si biseksual/homoseksual në vitin e dytë.
Disa studentë të tjerë e identifikuan veten si të drejtpërdrejtë në orientimin e tyre seksual, vitin e parë të studimit, por më pas biseksual në anketën e vitit të ardhshëm. Studentë të tjerë raportuan ndryshime të shumta gjatë periudhës tre vjeçare.
“Këto të dhëna tregojnë shumëllojshmërinë e ndjenjave që përjetojnë adoleshentët në lidhje me mënyrën sesi e etiketojnë seksualitetin e tyre dhe ndaj kujt ndjehen të tërhequr seksualisht,” – tha psikologia, Znj. Stewart.