Studim: Djathi krijon po aq varësi sa drogat e rënda
Ekipi që e ka kryer këtë studim ishte përcaktuar të zbulonin se përse ushqime të caktuara krijojnë varshmëri më të madhe se të tjerat, transmeton Telegrafi.
Duke e përdorur Yale Food Addiction Scale – e cila është dizajnuar për ta matur varësinë e një personi – shkencëtarët kanë zbuluar se djathi është potent i fuqishëm sepse përmban kazeinë.
Kjo substancë, e cila gjendet në të gjitha produktet djathore, i aktivizon receptorët opioid të trurit, e të cilët janë të ndërlidhur me varshmërinë.
Autorët gjithashtu kanë zbuluar se ushqimet e proceduara janë më të ndërlidhura me sjelljet varëse, ku ushqimet yndyrore janë më të vështirat për të hequr dorë nga to. /Telegrafi/