Studim: Dieta ndikon në përhapjen e kancerit të gjirit
Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga një ekip ndërkombëtar i studiuesve dieta mund të ndikojë në përhapjen e disa kancerëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hulumtimet me minj, shkencëtarët zbuluan se një amino-acid i caktuar në disa ushqime luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e përhapjes së një prej formave më vdekjeprurëse të kancerit të gjirit në zona të tjera të trupit.
Amino-acidi njihet si asparagin dhe zakonisht gjendet në perimet shparg. Përbërja kimike gjithashtu gjendet në qumështore, mish lope, shpezë, vezë, peshk, patate, fasule, arra, salcë soje dhe drithëra. Shumica e frutave dhe perimeve janë të ulëta në asparaginë, tregojnë studiuesit.
Hulumtimet u zhvilluan në 12 institucione anembanë globit. Një nga autorët, Simon Knott nga Spitali Ceras-Sinai në Los Angeles, theksoi se studimi i shton besueshmërinë teorisë se ekziston një ndërveprim kompleks në mes të dietës dhe kancerit.
“Studimi ynë shton një numër gjithnjë në rritje të provave që sugjerojnë se dieta mund të ndikojë në rrjedhën e sëmundjes”, tha Knott.
Studiuesit thanë se po planifikojnë që së shpejti të kryjenë teste në qelizat e njeriut. Nëse rezultatet në njerëz janë të ngjashme, ata besojnë se reduktimi i asparaginës mund të bëhet një opsion trajtimi për pacientët e ardhshëm.
Ekipi poashtu beson se studimi ka implikime për jo vetëm të kancerit të gjirit, por edhe të llojeve të tjera të kancerit metastatik.
“Rezultatet e studimit janë jashtëzakonisht sugjestive se ndryshimet në dietë mund të ndikojnë si një individ i përgjigjet terapisë primare dhe mundësitë e tyre që sëmundja vdekjeprurëse të përhapet më vonë në jetë”, tha autori senior Gregory Hannon i Unveristetit të Kembrixhit në Britani.