Studim: Burrat që pastrojnë shtëpinë janë më të lumtur

Studim: Burrat që pastrojnë shtëpinë janë më të lumtur

Kushtojini vëmendje, lexues. Nëse ndani një çati me të dashurën ose gruan dhe shpesh u lini detyrën për të larë enët, hekurosur dhe rregulluar krevatin, më mirë të ndryshoni qëndrim.

Rekomandimi vjen nga një studim i Universitetit Umeå në Suedi që monitoroi jetën e 723 personave në 26 vjet. Burrat që nuk ndanë punët e shtëpisë me partneren e tyre vuanin nga probleme psikologjike, të tilla si ankthi, nervozizmi dhe problemet e përqendrimit.

Ata gjithashtu vuanin nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës. Gratë gjithashtu sëmuren nga ky çekuilibër i ndarjes së punës. Shumë punë shtëpie mund t’i bëjnë ato më të prekshme ndaj sëmundjeve.

Sipas hulumtimit, këto probleme ndodhin vetëm për shkak të roleve që lidhen me secilën gjini. “Shumë burra të anketuar thanë se ishin lodhur nga riparimi i makinës, por ata ndiheshin të bllokuar nga stereotipi mashkullor”, thotë studiuesja Lisa Harryson.

Zgjidhja, thotë ajo, është të bisedosh me partnerin tënd dhe t’i japësh fund këtyre absurditeteve. Është për lumturinë tuaj dhe shëndetin e të dashurit tuaj.

Shpërndaje në: