Studim amerikan: Ky ushqim eliminon alergjitë tek fëmijët

Studim amerikan: Ky ushqim eliminon alergjitë tek fëmijët

 

Madje ekspertët sugjerojnë që të futen në menynë e fëmijëve (sigurisht duke u treguar të kujdesshëm),  qysh në muajt e parë të lindjes, pasi një gjë e tillë mund të ndihmojë në betejën kundër alergjive.

Studime të kryera kohët e fundit kanë provuar se nëse fëmijët nisin të konsumojnë këtë ushqim herët, atëherë mund të zvogëlojnë rrezikun e alergjive deri në 80%. Një konkluzion i tillë ka shtyrë studiuesit amerikan që t’ua këshillojnë prindërve  një strategji të tillë.

Sipas  Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive  në SHBA, ky studim është një hap i rëndësishëm në luftën kundër alergjive. Ekspertët theksojnë se kikirikët duhet t’u shërbehen fëmijëve (bebeve në veçanti) në mënyrë shumë të kujdesshme, para së gjithash jo të plota pasi në këtë mënyrë ata rrezikojnë të mbyten.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive ka shpjeguar për BBC-në se implementimi i kikirikëve te fëmijët duhet të fillojë qysh në muajt e 4-6 të lindjes nën vëzhgimin e mjekut.

“Nëse ndiqet një procedurë e tillë mund të parandalohet alergjia tek fëmijët që janë të ndjeshëm, duke zvogëluar numrin e të prekurve që vitet e fundit ka ardhur duke u rritur”/gazetametro.net

Shpërndaje në: