Studentja kërkon nga Shpend Ahmeti të hyjë në provimin e Bajram Kosumit për të (Foto)

Periskopi.com Fun

Një komentuese në Twitter ka përmendur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke marrë shkas nga rrugët e rrëshqitshme nga bora në ditët e fundit.

Ajo duket se është në afat të provimeve dhe ka pyetur me ironi se “a hyn Shpend Ahmeti në provime për të nëse e then kurrizin?”

Reagimi i kryetarit të Prishtinës ishte epik, pasi iu përgjigj: “Çfarë lënde?”, shkruan Periskopi.

Më pas, komentuesja ia ktheu duke ia dërguar lëndët në fjalë që kanë profesorë Arben Fetoshin dhe Bajram Kosumin. /Periskopi

Shpërndaje në: