Studenti kosovar që ndërton dorë robotike
Endrit Toplica ka bërë një dorë robotike që mund të përdoret për personat me duar të amputuara, përcjellë Indeksonline.
Pajisjet i bleu në dyqan online jashtë vendit dhe dorën prej plastike e printoi me një printer 3D.
Këtij studenti i janë dashur 6 muaj për ta bërë një dorë të tillë. Ai thotë se tash mund ta bëjë shumë më shpejt.
“Dora robotike e cila në të ardhmen mundet me iu përshtat njerëzve në vend të një proteze statike e cila lëviz në ndikim të muskujve. Dora i ka pesë motorë brenda që bëjnë lëvizje lineare, lëvizje drejt, para dhe mbrapa”.
“Deri 90 për qind është masa e saktësisë dhe 10 për qind që mund të gabojë. Personi ka nevojë për testim dhe prova derisa të dijë, të mësohet të punojë me të. Kjo dorë mund të shërbejë si protezë dhe protezë shumë më e lirë dhe që ofron shumë më shumë gjëra sesa protezat e zakonshme. Kjo dorë nëse ia vendos këtë dorë dhe pas pesë vjetëve normalisht, fëmijës ose personit i ndryshon madhësia e njërës dorës lirisht të gjitha pjesët elektrike, motorët i ruan dhe vetëm e printon një madhësi më të madhe dhe ia vendosë të gjitha për një kosto shumë të ulët nuk ke nevojë ta ndërrosh gjithë protezën”, tha Toplica për REL.
Në Klinikën Ortopedike rreth 3 mijë persona në vit kërkojnë shërbime/proteza për njërën nga gjymtyrë e trupit.
Vendosja e një dore robotike nuk mund të bëhet pa u konsultuar me ortopedin.
Në një të ardhme të afërt Endriti thotë se mund të fillojë prodhimin e më shumë pajisjeve të tilla për ata që kanë nevojë.