Studentët shajnë dhe fyen Joshuan nga konvikti – Boksieri u ngjitet lartë: Kujdes me atë gojë, se ju përplasi për xhama
Askush nuk do të donte një ngatërres me kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.
Një grup studentësh që jetojnë në konvikt afër vendit ku Joshua kryen stërvitjet e tij të përditshme, vendosën ta ngacmonin atë nga kati i pestë, shkruan Periskopi.
Duke llogaritur në sigurin e tyre, ata vendosën ta fyenin Joshuan.
Por, boksieri ishte ai qe mori guximin dhe u ngjit lartë për të qeruar hesapet me ta.
Joshua i çortoi studentët, duke u thënë: “Mos harroni se po flisni me gojë, sepse kur t’ju godas në nofull dhe ju përplas për xhama, mendoj se nuk do t’ju pëlqej aspak”.
“Kujdes me atë gojë, sepse nuk e dini se me kë po flisni”, u tha Joshua atyre.