“Strijat” një problem që mund ta eliminoni vetë në shtëpi

“Strijat” një problem që mund ta eliminoni vetë në shtëpi

Stijat janë disa shenja apo çarje të lëkurës që shfaqen zakonisht kur lëkura zgjerohet për një kohë të shkurtë. Zona ku ato formohen më së shpeshti janë pjesa e vitheve, barkut dhe gjoksit.

Pamja e tyre mund të ju bezdisë mirëpo, ju mund t’i eliminoni ato me disa kremëra që mund t’i përgatisni edhe vetë në shtëpi.

Për të evituar formimin e strijave duhet të kemi parasyshë disa gjëra, lëkura duhet të jetë gjithmonë e hidratuar, t’a pastrojmë vazhdimisht lëkurën nga qelizat e vdekura, t’a rrisim nivelin e kolagjenit në organizëm dhe të kemi një qarkullim të mirë të gjakut.

Por nëse strijat vetëm se janë formuar tashmë, ne do t’iu tregojmë një mënyrë se si t’a minimizoni pamjen e pakëndëshme të tyre, apo edhe t’i largoni përfundimisht.

 

Aloe Vera

Aloe vera është konsideruar çudibërëse për shkak të efekteve të saj pozitive në lëkurë. Përbërja e kësaj bime shëron dhe rigjeneron qelizat e lëkurës për një kohë shumë të shkurtë.

Për të larguar strijat ju mund të aplikoni direkt xhel aloe vera në zonën e prekur të lëkurës, ta lini atë për 15 minuta dhe pastaj t’a shpërlani lëkurën me ujë të vakët.

Mënyra tjetër është që të përzieni xhelin e aloe verës me disa kapsula të vitaminës E dhe A. Në një filxhan hedhni 5 lugë xhel aloe vera, shtoni 10 kapsula të vitaminës E dhe vaj nga 5 kapsula të vitaminës A.

Aplikojeni këtë përzierje në lëkurë dhe përsëriteni këtë proces çdo ditë.

E bardha e vezës

Vezët janë një burim i pasur i proteinave. Për eliminimin e strijave, na duhet vetëm e bardha e vezës që përmbanë aminoacide dhe proteina.

Përzieni të bardhat e dy vezëve, fillimisht pastroni zonën e prekur të lëkurës me ujë dhe pastaj aplikoni një shtresë të trashë të masës së vezëve në vendin ku është çarë lëkura.

Prisni deri sa e bardha e vezës të thahet plotësisht dhe pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë. Për fund, mund të aplikoni pak vaj ulliri në lëkurë për t’a hidratuar lëkurën, mund t’a përsërisni çdo ditë për të paktën dy javë, dhe të prisni rezultatet pozitive.

Karrota

Ndërsa një perime tjetër që gjendet në kuzhinë dhe që mund të jetë e dobishme mbi problemin e strijave është karrota. Ajo që duhet të bëni është të zieni në avull karrotat, t’i shtypni në formën e puresë dhe ta vendosni drejtpërdrejt mbi zonën e strijave.

Tregoni kujdes në temperaturën e masës kur ta vendosni mbi lëkurë. Ngaqë nevojitet më shumë kohë që kjo kurë të japë efekt, pasi ta kemi zbatuar duhet të presim për më e pakta gjysmë ore. Më pas e fshijmë dhe e pastrojmë me anë të një pëlhure të pastër pasi e shpërlajmë në ujë.

Shpërndaje në: