Stresi streson shqiptarët: Kërcënon me luftë civile pas humbjes së PD-së
Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në Shqipëri, po i japin një fitore të qartë Partisë Socialiste të Edi Ramës. Dhe kjo ka lënë të shokuar shumë mbështetës të PD-së që kishin shpresuar se do t’ia dilnin mbanë të fitonin garën për votën e popullit.
Nga PD-ja kanë nisur fjalët për vjedhje të votave edhe pse numërimi nuk ka përfunduar ende.
Një prej mbështetësve më të mëdhenj të kësaj partie, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka kërcënuar se nga nesër mbrëma në Shqipëri nis Lufta Civile, përcjell Periskopi.
Nuk dihet se ku i bazon ai këto kërcënime, duke qenë se zgjedhjet ishin përshkuar me një atmosferë të qetë.
Projeksionet e para pas zgjedhjeve të 25 shkurtit, e nxjerrin z. Rama me 77 mandate në Kuvendin shqipëtar. /Periskopi