Stresi, rënia e imunitetit dhe pagjumësia: Jeta pa seks bart pasoja serioze!

Stresi, rënia e imunitetit dhe pagjumësia: Jeta pa seks bart pasoja serioze!

Nëse keni vendosur të abstenoni, do t’i keni këto pasoja

Shkencëtarët kanë arsye të mirë të theksojnë që intimiteti seksual është një ndër komponentët e jetës njerëzore.

Edhe pse për këtë gjë nuk jeni të vetëdijshëm, kur pushoni të bëni dashuri, në trupin tuaj zhvillohen procese të caktuara.

Gjumi i çrregulluar

Pos pagjumësisë, e cila mund të shfaqet, ekspertët thonë që ata të cilët janë në periudhën e abstinencës më shpesh ëndërrojnë ëndrra në të cilat bëjnë dashuri.

Femrat bëhen asociale

Ndjenja përcakton procesin kimik i cili zhvillohet në trurin tonë. Kur bëni dashuri, gjaku mbushet me kimikate të caktuara për shkak të të cilave ndieni spektër të tërë emocionesh pozitive.

Duke ia mohuar trupit këtë proces natyror, shkatërroni balancën tuaj të brendshme kimike. Si rezultat i kësaj te shumica e femrave pason depresioni, rënia e humorit dhe vetëbesimit. Pas një periudhe të gjatë abstinence, femrat kryesisht bëhen më nazeqare dhe vështirë vendosin për lidhje të reja.

Shfaqet stresi

Intimiteti është një ndër mënyrat natyrore që të liroheni nga stresi. Migrena, pagjumësia, mungesa e apetitit dhe ëndrrat janë sinjale të cilat trupi na i dërgon kur na nevojiten ndryshimet.

Rënia e imunitetit

Intimiteti forcon sistemin e imunitetit, duke aktivizuar prodhimin e imuno-globulinës, gjë që rrit aftësinë e trupit që të luftojnë kundër sëmundjeve dhe krijon sistemin mbrojtës. Studimi shkencor ka treguar që intimiteti dhe marrëdhëniet seksuale vërtet janë të lidhura.

Balanca mendore

Intimiteti stimulon aktivitetin mendor. Ata të cilët rregullisht kanë marrëdhënie intime kanë më shumë energji, ndërsa disa shkencëtarë theksojnë që në atë rast përqendrimi dhe kreativiteti janë në nivel më të lartë.

Shpërndaje në: