Stresi i reagon ashpër Edi Ramës që ngriti gishtin e mesit në prani të fëmijëve

Stresi i reagon ashpër Edi Ramës që ngriti gishtin e mesit në prani të fëmijëve

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj – Stresi, i ka reaguar publikisht kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një fotografi të tijën e cila po qarkullon në internet, ku shihet me gishtin e mesit të ngritur në një ambient me shumë fëmijë.

Pranë tij ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këtë imazh, Edi shihet teksa po tregonte gishtin e mesit, siç pretendohet, disa të rinjve që protestuan duke u shprehur “Rama ik”.

Stresi mesa duket nuk e ka toleruar këtë sjellje të pahijshme, duke publikua në InstaStory fotografinë me një shkrim ofendues ndaj kryeministrit.

https://www.instagram.com/p/B5jejsDpiIf/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

“Fute në prapa***** e Erionit gishtin o ndyrësirë se ka fëmijë aty”, kanë qenë fjalët e reperit në reagimin e bërë në InstaStory.

I njëjti ka kontestuar shpesh herë hapur krerët politikë të Shqipërisë, madje edhe arrestimin e tij e ka quajtur çështje politike dhe të qëllimshme.

 

Shpërndaje në: