S’tregoi që vuante nga probleme mendore. 10 vjet pas vdekjes, zbulohet frika e madhe e Amy Winehouse

S’tregoi që vuante nga probleme mendore. 10 vjet pas vdekjes, zbulohet frika e madhe e Amy Winehouse

Këngëtarja Amy Winehouse ndërroi jetë nga alkooli në moshën 27-vjeçare në korrik të vitit 2011. Një dokumentari i ri i BBC-së dedikuar yllit të muzikës, ‘Reclaiming Amy’, përmban deklarata të njerëzve më të afërt me të dhe një intervistë me këngëtaren, në të cilën ajo u pyet se ku dëshironte të ishte për 10 vjet. Ajo dëgjohet të thotë se ëndërronte të kishte fëmijë.

“Unë do të doja të kisha disa fëmijë, dy ose tre”, -shprehet ajo.

Edhe mikesha e saj, Catriona Gourlay e konfirmoi se ajo donte të bëhej nënë.

Diku tjetër në dokumentar, Catriona foli për marrëdhënien e saj me Amy-n. Dy mikeshat kanë jetuar bashkë. Ndërsa miqtë e afërt kanë konfirmuar se ato flinin bashkë.

“Ajo shkruante shënime ndërsa unë isha duke fjetur, duke thënë gjëra të tilla si: ‘Ti je vajza më e bukur që kam parë ndonjëherë’, dhe, ‘Si mund të dukesh aq e bukur në gjumë sa dukesh kur je zgjuar’. Marrëdhënia jonë ishte kaq unike. E papërcaktuar. Thjesht e donim njëra-tjetrën shumë.

Mikeshat e saj kanë rrëfyer gjithashtu se Amy po përpiqej të fshihte problemet e saj të tjera, përmes alkoolit. Ajo nuk donte ta pranonte se kishte probleme të shëndetit mendor, sepse mendonte se do ta kyçnin diku.

“Ajo në thelb ndërroi një varësi për tjetrën, la drogën për alkoolin dhe ky ishte problemi”, -tha stilistja e Amy-t, Naomi Parry. “Varësia ishte një nënprodukt i diçkaje tjetër shumë më të thellë. Ajo nuk donte ta pranonte se kishte probleme të shëndetit mendor, sepse ishte një kohë kur njerëzit nuk e kuptonin. Ajo mendoi se do ta kyçnin nëse e kuptonin që kishte probleme të shëndetit mendor.”

Nëna e Amy-t, Janis Winehouse rrëfeu se vetëm tani e kupton se sa pak e kuptonin Amy-n dhe faktin që ajo s’mund t’ia dilte e vetme të hiqte dorë nga varësitë e saj.

Shpërndaje në: