Strategjitë e Barcelonës në merkato, presidenti Laporta sqaron gjithçka

Strategjitë e Barcelonës në merkato, presidenti Laporta sqaron gjithçka

Pavarësisht këmbënguljes së gjatë nga ana e Manchester United, Frenkie De Jong duket se nuk do të lëvizë nga Barcelona as në merkaton e radhës, atë të janarit.

Është vetë presidenti i katalanasve Joan Laporta, ai i cili theksoi se mesfushori është pjesë e projektit dhe se qëllimi është ai i të shndërruarit në një yll në Camp Nou.

Nga ana tjetër, Laporta përjashtoi mundësinë e lëvizjeve të mëdha për Barçën në janar duke theksuar se transferimet e rëndësishme klubi i arriti në verë.

“Qëllimi im nuk ka qenë kurrë për të shitur Frenkie De Jong. Ai është pjesë e projektit dhe unë dëshiroj që De Jong të shndërrohet në një yll për Camp Nou. Merkato në janar? Kemi punuar shumë gjatë verës, ia dolëm që të kryenim transferime të rëndësishme në atë periudhë. Nuk shoh ndonjë arsye pse të bëjmë ndryshime në merkaton e janarit”, u shpreh Laporta.

Shpërndaje në: