Strakosha: Ndeshje si këto i prisja që i vogël, shpresoj të kualifikohemi
Shqipëria dhe Spanja do të luajnë sonte në orën 21:00 takimin e fundit të tyre në grupin B. Spanja e ka siguruar kualifikimin si vend i parë, teksa Kombëtarja kuqezi shpreson te një rezultat pozitiv për të besuar.
Para ndeshjes foli Thomas Strakosha për Klan TV. Gardiani do e nisë dhe këtë takim si titullar.
“Të gjithë gati, po e presim me emocion. Shpresojmë me rezultat pozitiv se kemi nevojë. Duhet të kemi durim të mos na kapin emocionet si me Italinë. Ekipi do luajë sa më fort. Të mbajmë topin. Për mua ndeshja më e rëndësishme në karrierën time, e prisja që i vogël dhe shpresoj të kualifikohemi. Duhet të jap maksimumin, të ndihmoj ekipin, mendoj për t’u kualifikuar”, u shpreh Strakosha.