Storia që sapo u zbulua rreth situatës aktuale të Artetas në zhveshtoren e Arsenalit, është shqetësuese

Storia që sapo u zbulua rreth situatës aktuale të Artetas në zhveshtoren e Arsenalit, është shqetësuese

Kush do të dëshironte të ishte fans i Arsenalit aktualisht?

Starti i skuadrës këtë sezon ka qenë absolutisht katastrofal, me ‘Topçinjtë’ që humbën dy ndeshjet e parë kundër Brentfordit dhe Chelseat, teksa nuk ka shënuar asnjë gol.

Të dy paraqitjet ishin të tmerrshme dhe fansat janë qartazi të frustruar me situatën aktuale, transmeton Periskopi.

Jo befasisht, Mikel Arteta po përballet me një betejë të vështirë për ta shpëtuar punën e vetë.

Spanjolli nuk do të shkarkohet në javët e ardhshme, pasi hierarkia e klubit ende beson në të. Mirëpo, bordi nuk do të ketë durim tërë sezonin me të.

Një raport nga ‘Independent’ ka detajizuar gjendjen aktuale të trajnerit në veri të Londrës dhe nuk është aspak e këndshme të lexohet.

Arteta ka përkrahësit e tij brenda klubit, nuk ka dyshim për këtë, por njeriu që ka nofkën ‘mini Wenger’ për natyrën autoritative është referuar si ‘arrogant’.

Sipas raportit, një shprehje e vazhdueshme në prapaskena është se Arteta ‘mendon se i di të gjitha.’

Një tjetër problem është se vëzhguesit e seancave stërvitore të Arsenalit i kanë etiketuar ato ‘si loja Subbuteo’ dhe ‘shumë të pastërta’, që nënkupton se skuadra nuk është e përgatitur si duhet për Premier Leaguen. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: