Storia e pathënë më parë: Pse Guardiola kishte kërkuar nga Bayerni ta emëronte Tuchelin si pasues të tij

Storia e pathënë më parë: Pse Guardiola kishte kërkuar nga Bayerni ta emëronte Tuchelin si pasues të tij

Dy prej trajnerëve më introspektivë në futboll ndeshen kokë më kokë në finalen e Champions Leagues mes Manchester Cityt dhe Chelseat, të shtunën mbrëma.

Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel mund të praktikojnë dy metoda të ndryshme nga shkolla e futbollit, por pak gjëra e ndajnë dyshen nga njëri-tjetri kur bëhet fjalë për obsesionin me lojën, transmeton Periskopi.

Të dy trajnerët janë të konsumuar nga taktikat, filozofitë dhe etja e madhe për të ditur më shumë, dhe këto virtyte i bëjnë ata dy prej trajnerëve më të mirë në botë.

Guardiola dhe Tuchel për herë të parë ishin takuar në tetor të vitit 2013, me Bayern Munichun që regjistroi një fitore rutinore 4-1 kundër Mainzit në Bundesligë.

Pavarësisht se triumfoi bindshëm, Guardiola ishte tejet i impresionuar nga dëshira e Tuchelit për të bërë më shumë kundër gjigantit gjerman.

Në fakt, Mainz udhëhoqi 1-0 pas pjesës së parë dhe rezultati final nuk ishte reflektim real e asaj që po ndodhte në fushë.

Sipas ‘The Athletic’, Guardiola ishte aq i impresionuar nga Tuchel saqë e emëroi atë si trajnerin më interesant gjerman, pak pasi Michael Reschke erdhi në pozitën e trajnerit t ëBayernit më 2014.

p1f6p2558p1ufht001aeo1fp0111tj.jpg

”Ne (Bayerni) luajtëm kundër Mainzit sezonin e kaluar dhe ata në fakt deshën të fitojnë kundër nesh! Shumë skuadra parkojnë autobusin dhe janë të lumtura nëse nuk humbin me rezultat të thellë. Por ai vërtetë në vuri nën presion. Me Mainzin! Kam respekt të madh për të,” i tha Guardiola Reschkes.

Fati deshi që Guardiola dhe Tuchel të takoheshin në një bar në Mynih në një natë ku u diskutua futbolli me tension.

”Ishte si të shikoje dy gjeni të shahut, ose Ciceron dhe Sokratin duke diskutuar filozofinë e futbollit,” tha Reschke, i cili ishte i ulur me dy trajnerët derisa po përplasnin kokat mbi birra në kryeqytetin bavarez.

”Unë isha vetëm spektator. Ata po flisnin për një miksim mes gjermanëve dhe anglezëve, dhe nuk përdorën asnjë skuadër, por ishte prapë e vështirë ta mbaja ritmin me ta.

”Ata përmendnin shumë e shumë situata specifike nga epoka të mëhershme dhe flisnin si kanë mundur të shkonin gjërat ndryshe, nëse do të kishte ndryshime. Ishte krejt për aksione e reaksione.

”Ata ishin aq të kyçur në diskutime saqë njerëzit e tjerë në bar dhe madje edhe kamarierët nuk guxonin t’u afroheshin. Ata ishin në një fluskë, për gati katër orë.”

Treshja u takua përsëri pak javë më vonë në Mynih përsëri, derisa respekti i përbashkët filloi të merrte formë.

Guardiola pastaj i ka thënë Reschkes: ”Duhet ta sjellësh atë te Bayerni.”

‘Athletic’ shton se, edhe pse Tuchel u takua me Reschken dhe presidentin e Bayernit për të diskutuar rreth ardhjes së tij, koha nuk ishte e duhur. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: