STOP propagandës së ultë se Kosova është shkatërruar qe 20 vjet

STOP propagandës së ultë se Kosova është shkatërruar qe 20 vjet

Shkruan: Driton Smakaj

Sinqerisht është bërë kjo propagandë edhe banale jo vetëm e poshtër si e tillë.

Sikur të mos kisha jetuar vet në Kosovë para 20 viteve, ndoshta edhe kisha mendue me ba një hulumtim me nxjerr ndonjë konkludim ndryshe.
Mirëpo, o shqiponja të maleve, kam qenë vet nëpër të gjitha ato procese që Kosova i ka kalua para 20 viteve. E realiteti është që para 20 viteve Kosova nuk ka pasur bash asgjë.

  • Kur kam hyrë në fshatin tonë në qershor të vitit 1999, fshati Abri që ka rreth 400 shtëpi, veç një shtëpi e pambaruar ka pasur kulm të kuq. Të gjitha shtëpitë kanë qenë të djegura e të shkatërruara për toke. Familja jonë ka jetuar në shator deri në tetor. Ngadale kemi arritur të ndërtojmë shtëpinë. Nuk kam vajtue o kuku njerëzit tjerë i kanë milionat e unë nuk e kam një Golf2. Të gjithë kemi punua çka kemi mundur dhe kemi arritur atë që kemi arritur. Jeta vazhdon.
  • Nuk ka pasur Kosova rrugë, as rrymë, as ujë qysh duhet.
  • Nuk ka pasur ekonomi. Vet kam marr pjesë në hulumtimin e tregut të punës në vitin 2002, papunësia në Kosovë ka qenë mbi 70%.
  • Kosova nuk ka pasur sistem bankar
  • Nuk ka pasur polici
  • Nuk ka pasur ushtri
  • Nuk ka pasur demokraci. Në zgjedhje janë rrahur njerëzit me karrige për pak vota.
  • Edhe mbi të gjitha, Kosova para 20 viteve nuk ka pasur SHTET.

E kuptoni çfarë propagande, e çfarë gënjeshtrash pa kripë bëni kur thoni që Kosova për 20 vite është shkatërruar?

Do të duhej të ju vinte marre para se ta shqiptoni një fjali të tillë.
Sepse, pas 20 viteve Kosova i ka të gjitha shtyllat e SHTETIT funksionale:

  • Ka ekonomi stabile
  • Ka polici
  • Ka ushtri
  • Ka sistem bankar
  • Edhe çka është më e rëndësishmja e ka një demokraci ku vota e lirë e përcakton kush e drejton Shtetin. Kush nuk e kupton këtë të arritur, ka probleme serioze me sytë dhe mendjen që nuk e ka aftësinë me pa këtë realitet.
    Kur flasin për shtetin e kapur, nuk e kanë as idenë më të vogël që në një shtet të kapur, kot shkoni të votoni, sepse kapësit e shtetit nxjerrin rezultatin sipas dëshirës së kapësve.

Në anën tjetër kushdo që ka menduar se Kosova për 20 vite ka me u ba Zvicërr edhe kushdo që mendon që edhe pas 20 viteve nga sot do të bëhet Zvicërr, ka qenë ahmak atëherë edhe budalla sot.

Njerëzit që nuk dinë me e pa realitetin siç është, janë të dëmshëm për familjen e vet, e lëre më për Shtetin e shoqërinë.

Punoni, bëhuni njerëz të mirë, mos u mashtroni si delet edhe do ta bëni Kosovën çdo ditë e më të mirë.

Shëndet shqiponja! Edhe respektojeni rendin, ligjet dhe Shtetin.

 

Shpërndaje në: