Stoltenberg në Beograd: Asociacioni është çelësi për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha nga Serbia se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është çelësi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai i bëri thirrje të dyja vendeve që të vazhdojnë dialogun, sepse, siç theksoi, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes.
“Ne diskutuam gjithashtu tensionet në veri të Kosovës dhe rëndësinë e misionit paqeruajtës të KFOR-it, i cili garanton sigurinë për dy dekada. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe brenda mandatit. Anëtarët e KFOR-it kanë pësuar sulme, kemi parë trazira në shtator. Autorët duhet të sillen para drejtësisë”, tha Stoltenberg.