“Stimulatori i vdekjes” atraksioni më i ri në Shangai
“Xinglai” ose në shqip “I zgjuar” është atraksioni më i ri në Shangai që u jep mundësinë njerëzve ta përjetojnë vdekjen edhe lindjen.
Eksperimenti në “stimulatorin e vdekjes” zgjatë plot dy orë. Pjesëmarrësve ju jepet një pyetësor për ta plotësuar në bazë të cilit përcaktohet skenari i vdekjes dhe rilindjes së tyre.
Pastaj ato duhet të zgjedhin nëse duan ta sakrifikojnë jetën e tyre ose të bëjnë diçka tjetër dhe ta shpjegojnë vendimin e tyre. Pjesëmarrësit e votojnë shpjegimin më të keq përmes tabletave të tyre dhe ai person dërgohet në arkivol.
“Në këtë biznes jam së bashku me një ortak, që të dy jemi ballafaquar me vdekjen në jetën reale, prej nga na erdhe edhe ideja për këtë projekt. Kemi katër vjet që po punojmë për “Xinglai”-in. Ideja e projektit është që përmes kësaj loje njerëzit të edukohen për jetën, të cilët vazhdimisht mendojnë për probleme dhe gjëra pa rëndësi deri momentin kur përballen me vdekjen”, tha Ding, krijuesi i “Xinglai”.
Pas përfundimit të çdo sesioni pjesëmarrësit i shkruajnë përshtypjet e tyre, ato gjithashtu e kanë mundësinë për të shkruar “fjalët e fundit para vdekjes”. Një sesion në stimulatorin e vdekjes kushton 444 juanë ose 68 dollarë për person. Numri katër në kulturën kineze njihet si numër i vdekjes.