Stilisti i njohur del në mbrotje te kafshëve, ndalon përdorimin e gëzofit
Jean Paul Gaultier ka vendosur të mos e përdorë më gëzofin e kafshëve në koleksionin e tij të veshjeve.
Stilisti i famshëm e bëri të njohur vendimin e tij, live në një televizion francez.
Gaultier u shpreh se ishte e mjerueshme fakti se si se kafshët torturoheshin dhe vriteshin vetëm për t’i marrë gëzofin.
Vendimi i stilistit erdhi pas një presioni të gjatë të bërë nga organizata e mbrojtjes së kafshëve (PETA).
Pas vendimit të Goultier, drejtoresha e “PETA” u shpreh se kjo është një shenjë që kohët po ndryshojnë, pasi shumica e njerëzve nuk dëshirojnë më të veshin asgjë me lëkurën apo gëzofin e kafshëve të cilët janë mbajtur mizorisht në kafaz apo janë kapur e vrarë në kurthe.
Ndërkohë, shtëpi të tjera të modës si “Gucci”, “Armani”, “Michael Kors” e të tjerë, kanë hequr dorë më parë nga përdorimi i lëkurës së kafshëve.
/blitz.al/