Stilistët shqiptarë veshin Beyoncen për kopertinën e filmit ‘Black is king’

Stilistët shqiptarë veshin Beyoncen për kopertinën e filmit ‘Black is king’

Para pak ditëve Beyonce kishte publikuar projektin e saj të ri.

Beyonce këtë fund javë kishte prezantuar para publikut albumin e saj vizual ‘Black is king’, projekt ky të i cili la të mahnitu emra të mëdhenj nga arti, shkruan lajmi.net.

E në realizimin e këtij projekti nuk ka munguar as ‘kripa’ e shqiptarëve, ylli i muzikës pop Beyonce për kopertinën e këtij filmi është veshur nga stilistët shqiptarë “Kujta & Meri”.

“Aspak i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa veshjeve të filmit të shkurtër të Beyonces “Black is King”. Pamja e divës me “Kujta & Meri” ka qenë deri tani perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar me duart tona të palodhshme”.

“Beyonce ti do të jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tënd është dëshmia jonë më e madhe! I adhurojmë njerëzit si ty”, kanë shkruar ata në postimin e ndarë në Insta ku flasin për eksperiencat e punës me Beyoncen.

Shpërndaje në: