Steven Gerrard në bisedime për t’u bërë trajner i Polonisë
Steven Gerrard raportohet se është ‘në bisedime’ për t’u bërë trajner i kombëtares së Polonisë.
Polonia u nda me Czeslaw Michniewicz muajin e kaluar pas humbjes 3-1 ndaj Francës në raundin e 16-të të Kupës së Botësm, shkruan Periskopi.
Tifozët ishin të zhgënjyer me paraqitjet e Polonisë në Katar, ku si ekepi shënuan vetëm tre gola.
Për Meczyki, FA polake tashmë ka kontaktuar me Gerrard në lidhje me postin e trajnerit.
Emra të tjerë të përfshirë në listën e ngushtë janë Roberto Martinez, i cili u bë trajneri i Portugalisë të hënën pasi u shkarkua nga Belgjika.
Herve Renard, menaxheri i Arabisë Saudite, i cili organizoi një fitore mahnitëse 2-1 ndaj Argjentinës, fituese eventuale e Kupës së Botës, u konsiderua gjithashtu.
Nëse Gerrard merr detyrën, ai do të ribashkohet me yllin e Aton Villës, Matty Cash. Mbrojtësi i krahut bëri debutimin e tij për Poloninë në vitin 2021 pasi aplikoi për një pasaportë polake.
Gerrard filloi karrierën e tij si menaxher me gjigantët skocez të Premiership Rangers në 2018 pas një periudhe të shkurtër me U18 dhe U19 të Liverpool.
Ish-kapiteni i Reds fitoi titullin e parë të klubit për 10 vjet në 2021, duke arritur të kalojë një vit të tërë pa humbje.
Ai u transferua në Ason Villa por që nuk i shkoi ashtu siç e priti dhe ai tani po konsiderohet për postin e Polonis•.