Steven Gerrard aplikon një rregull brutal ndaj lojtarëve të Aston Villas
Trajneri i ri i Aston Villas, Steven Gerrard ka zbuluar se keçapi tashmë është ndalur në kantinë derisa ai do të mundohet të ngulitë autoritetin e tij në klub.
Gerrard mori drejtimin nga i shkarkuari Dean Smith javën e kaluar, dhe sot pati konferencën e parë për shtyp para ndeshjes të së shtunës kundër Brightonit, transmeton Periskopi.
41-vjeçari zbuloi se lojtarët e Aston Villas nuk kanë kohë për qerasje, dhe nuk do të kenë luksin e zhytjes së çipsave në keçap.
Në konferencë për shtyp, Gerrard qeshi: ”Ishte ndaluar para se madje ta shihja.
”Lojtarët duhet të kenë mentalitetin e duhur. Të shkojnë përpara dhe përtej. Ata duhet të tentojnë të jenë elitarë.”
Ai ndoqi hapat e Antonio Contes, i cili menjëherë anuloi keçapin dhe majonezin te Tottenhami në mënyrë që të ndalojë mbipeshën e futbollistëve. /Periskopi.com/