Stetoskopi, mjeti me më shumë baktere
Një vizitë në zyrën e mjekut ose në spital supozohet se ju ndihmon të riktheni në gjendje të mirë shëndetin tuaj pas një sëmundjeje. Por nga vetë natyra e ambienteve të spitalit, ato janë të mbushura me njerëz të sëmurë e për rrjedhojë aty qarkullojnë shumë viruse e mikrobe. Për këtë arsye, kalimi i tyre nga një person tek një tjetër me anë të stetoskopit kryesisht, është një shqetësim serioz.
Stetoskopi
Sipas një studimi ku janë analizuar 401 stetoskopë, ka rezultuar se të 40 përmbanin një numër të konsiderueshëm dhe të larmishëm bakteresh. Më shumë se gjysma përmbanin Staphylococcus aureus, një embrion që mund të shkaktojë infeksione serioze dhe potencialisht fatale.
Marrja e baktereve nga stetoskopi
Studimi nuk do të thotë se çdo pacient që do të ketë kontakt me stetoskopin do të mbulohet nga mikrobet. Megjithatë, gjithçka varet nga mënyra se si përdoren instrumentet mjekësore dhe si pastrohen ato pas përdorimit.
Dr. Collman, një nga autorët e studimit thotë se është e rëndësishme që njerëzit të mos shqetësohen për këtë lajm dhe se nuk ka arsye për të shmangur mjekun ose spitalin. Por është një kujtesë e mirë, thotë ai tek profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe tek pacientët-se standardet e duhura të dezinfektimit dhe kontrollit të infeksionit janë kritike dhe duhet të zbatohen në çdo strukturë.
Ai gjithashtu thekson se kur pacientët e spitalit kanë një infeksion të njohur që mund të transmetohet te të tjerët, është praktikë e zakonshme që mjekët të përdorin stetoskopë një përdorimsh.