Stërvitja e parë e Kosovës, grupi kompakt dhe të fokusuar
Sipas burimeve të Periskopit, gjendja e skuadrës në seanca stërvitore është mjaft e mirë.
Lojtarët duken të fokusuar dhe të gatshëm në seancën stërvitore që janë duke e mbajtur në Turqi, edhe pse i presin 2 kundërshtarë të lehtë, transmeton Periskopi.
Në anën tjetër duket një disponim mjaft i mirë i Visar Bekajt, i cili edhe pritet të ketë minuta në këto ndeshje, por e njëjta gjë nuk duket që vlen për Halimin i cili nuk po ka minuta kohëve të fundit.