Stefan Savic u ndëshkua direkt me të kuq sonte kundër Chelseat pas këtij bërryli ndaj Rudigerit
Chelsea ka kaluar në cerekfinale të Champions Leagues për sezonin 2020/21.
Skuadra e Thomas Tuchelit mposhti Atletico Madridin 2-0 në ‘Stamford Bridge’ të mërkurën mbrëma, duke regjistruar një rezultat të përgjithshëm 3-0, transmeton Periskopi.
Transferimi i verës, Hakim Ziyech dhe Emerson Palmeiri shënuan golat, në një natë që u dominua krejtësisht nga londinezët.
Lojtarët e Atleticos ishin qartazi të frustruar përgjatë takimit dhe tensionet vetëm sa u ngritën edhe më shumë në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Në minutën e 82-të, ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Stefan Savic u ndëshkua direkt me të kuqin nga gjyqtari Daniele Orsato.
Qendër-mbrojtësi i Atleticos goditi me bërryl Antonio Rudigerin në gjoks, derisa po fërkoheshin në zonë në pritje të një këndoreje.
Savic qartazi e bëri me qëllim, por kontakti ishte minimal ndërsa reagimi i Rudigerit ishte mjaft komik.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Red card for Savic ?????? #CHEATM ATM in deed deep trouble. pic.twitter.com/7IFzP0kiKM
— joel (@Joel_armaniz) March 17, 2021