Statovci dhe Zeka përleshen fizikisht pas emisionit në Kanal 10
Shpërthejnë grushtat dhe shkelmat pas emisionit “Kampionet” në Kanal 10.
Faruk Statovci dhe Abdedin Zeka janë përleshur fizikisht pas një debati të ashpër në emision.
Ishte një debat i tensionuar mes dy panelistëve, të cilët vazhdimisht kishin kundërshtime të mëdha mes tyre.
GazetaBlic mëson që ndërhyrja e moderatorit ka ndalur dhe nuk e ka lejuar një eskalim më të madh të kësaj përplasjeje.