Statistikat nga ASK: Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Statistikat nga ASK: Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Numri i turistëve të huaj të cilët po vizitojnë Kosovën është rritur dukshëm. Vetëm gjatë muajin nëntor të vitit 2024, krahasuar me muajin nëntor 2023, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 19.9 për qind. Ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 7.5 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në nëntor të vitit  2023 numri i vizitorëve të huaj  ishte 23 mijë 982. Ndëkaq në nëntor të vitit 2024 numri i vizitorëve të huaj që vizituan Kosovën, ka qenë 32 mijë e 232.

E numri më i madh i vizitorëve të huaj nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia dhe vende të tjera.

“Në Republikën e Kosovës, në muajin Nëntor 2024, krahasuar me muajin Nëntor 2023, numri i vizitorëve ka pasur rritje për 19.9% ndërsa net qëndrimet e tyre kanë pasur rritje për 7.5%.Në Nëntor 2024 numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Shpërndaje në: